Xhenxhefili e ka origjinën nga Lindja e Mesme dhe prej kohësh përdoret gjerësisht në kuzhinë. Përveç shijes së tij, ka edhe një sërë vetish. Në shumë kuzhina përdoret për përgatitjen e supave të ndryshme apo pjatave me salcë.
Përdoret gjerësisht në çajra dhe në përgatitjen e pijeve pa alkool. Më poshtë gjeni disa prej vetive të tij, të cilat janë vërtetë befasuese.
Kockat- Xhenxhefilli përmirëson shëndetin e kockave dhe lehtëson dhimbjet e tyre. këshillohet të përdoret rregullisht nga ata persona që vuajnë nga osteoporoza.
Kanceri- Xhenxhefili ka veti antitumorale, veçanërisht sa i takon kancerit në vezore. Studime të ndryshme kanë provuar efektin pozitiv që ka tek pacientët që ndjekin kimioterapi, për shkak se u redukton ndjesinë e të vjellave.
Tretje- Xhenxhefili ndihmon për të rregulluar nivelin e sheqerit, i cili mund të pengojë në procesin e tretjes. Elementët që gjenden në të, ndikojnë për të marrë më mirë substancat ushqyese dhe mineralet e ushqimeve, si dhe lehtësojnë jashtëqitjen.
Diarreja- Në Kinë xhenxhefili përdoret prej shumë vitesh terk ata persona që vuajnë nga diarreja. Dezinfektues dhe dezintoksikues-
Xhenxhefili përmirëson djersitjen dhe aromën e saj, përveçse pastron trupin nga toksinat. Gripi- Xhenxhefili përdoret për të luftuar gripin dhe infeksionet. Ndikon për të ulur temperaturën dhe qetësuar dhimbjen e kokës. Shkruan noa.al.
Të vjellat- Studime të ndryshme kanë zbuluar se xhenxhefili luan rol të rëndësishëm për qetësimin e të vjellave gjatë shtatzënisë. Cikli menstrual- Përdorimi i xhenxhefilit gjatë ciklit menstrual, lehtëson dhimbjet dhe i bënë ato ditë më të lehta. Aktiviteti seksual- Xhenxhefili është përdorur prej vitesh për të stimuluar dëshirën seksuale dhe për të përmirësuar jetën në shtrat.
Duke përmirësuar qarkullimin e gjakut, ndikon edhe në performancën seksuale, shkruan noa.al. Disa sugjerime- Xhenxhefili mund të përdoret në mëngjes me stomakun bosh i hedhur në ujë të ngrohtë me limon. Gjithashtu xhenxhefili me mjaltë ndihmon në dobësim, për shkak se djeg më shpejtë yndyrat si dhe pastron trupin nga toksinat
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
Musliu-Shoshi sot do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Spec...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...