Përfaqësuesja e BE-së dhe politikës së jashtme të Sigurisë, Federica Mogherin pas takimeve që pati me krerët e shtetit gjatë vizitës në Kosovë, ajo në fjalimin e saj referoj edhe njëherë qartë se për heqjen e liberalizimit të vizave duhet që të ratifikohet në kuvend çështja e demarkacionit.
Ndërkaq, analisti dhe publicisti Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “indeksonline” e ka cilësuar si të pa vërtetë këtë duke thënë kështu se askush në Kosovë nuk mundet të garantoj se votimi i Demarkacionit na çon drejt liberalizimit të vizave.
“Votimi i demarkacionit e ofron vendin drejt vizave, mirëpo nuk do të thotë që kjo pik fitohet automatikisht, atë nuk e ka thënë as Mogherini e as askush tjetër nuk ka garantuar që si të bëhet votimi i demarkacionit bëhet heqja e vizave, sepse ka një mal me probleme tjera të cilat Kosova duhet të i zgjedh të cilat vijnë deri tek ajo çështje, nga vet fakti që e dëshirojmë heqjen e vizave kaq shumë tregon që ne nuk jemi të gatshëm ose më mirë Evropa s’është e gatshme me na i heq vizat”, ka thënë Spahiu.
Sa i përket pranimit të Kosovës në BE, analisti politik mendon se institucionet përkatëse duhet ta zgjedhin problemin ashtu siç i ka hije e jo duke falur territore.
“Pranimi në Bashkimin Evropian bëhet në këtë mënyrë kur neve bëhet krejt njësoj, kurse votimi i demarkacionit mendoj që është një çështje e kryer për arsye se demarkacioni duhet të kryer ama a duhet të jetë ky propozim që e ka pru Qeveria apo ndonjë propozim tjetër ajo është një telashe tjetër, unë mendoj që ky propozim që ka bërë qeveria është jo serioz edhe është një tradhti ndaj Kosovës që nuk duhet të votohet. Institucionet duhet që ta zgjedhin këtë problem në mënyrën e duhur, e jo duke fal territore”, ka thënë ai.
Në fund Spahiu ka shtuar se kjo qeveri duhet të rrëzohet dhe për derisa vazhdohet njësoj, vendi jonë humbet vetëm kohë asgjë tjetër.
“Mendoj që kjo Qeveri duhet të rrëzohet , kjo është dëmi më i madh që mund të i bëjë Kosovës, kjo Qeveri nuk ka treguar kapacitet që mundet ta çojë vendin përpara, prandaj sa të qëndrojë kjo ajo atëherë Kosova humbet kohë”, ka përfunduar ai.
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...