“Debati” i prindërve rreth karakterit të fëmijëve duket se është i pashmangshëm në të gjitha familjet e gjithnjë do të ekzistojë.
Nëse ju keni patur një ves , nga prapa keni dëgjuar një lum fjalësh, thelbi i të cilave ishte “Si ke lënë gjë babait” , nëse ju do ishit shëmbullorë patjetër do të ishit nga ana e mamasë apo e anasjellta.
Prindërit duan të marrin meritat vetëm për cilësitë e mira të fëmijës, por kur vjen puna tek inteligjeca nuk ka vend pë diskutim. Hulumtimi i ri i botuar në Psychology Spot thotë se njerëzit e marrin zgjuarsinë nga genet e mamasë.
Gjenet e inteligjencës janë të vendosura në kromozomin X dhe duke qenë se mamate mbartin kombinimin XX kjo do të thotë që fëmijët kanë më shumë gjasa për të marrë inteligjencën nga mamaja.
Edhe në qoftë se babai ju kalon disa nga gjenet e tij të inteligjencës, shanset janë të ulëta që ato të kenë ndikim në trurin tuaj. “Nëse ky gjen është trashëguar nga i ati, ai është i çaktivizuar,” raporton studimi në Psikologji Spot.
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të