Rusia konsideron ndalimin e “Beauty and the Beast”, shkak propaganda homoseksuale

23:31 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Zyrtarët rusë po përballen me presione të shumta në ndalimin e filmit të ri të Disney “E bukura dhe bisha”, duke qenë se bie në kundërshtim me ligjin e Rusisë kundër propagandës homoseksuale.

Ministri i kulturës, Vladimir Medinsky tha se veprimet do të ndërmerren pasi të kontrollohet filmi derisa anëtarët e parlamentit rus, filmin e quajtën propagandë e paturpshme e mëkatit.-transmeton arbresh.info.

Filmi “Beauty and the Beast” paraqet personazhin e parë homoseksual të filmave të prodhuar nga Disney./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme