Përshtypjet e para janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ato iu japin një ide njerëzve mbi atë që ju jeni dhe nëse këta persona nuk kanë mundësinë të njihen më tepër me ju, përshtypja e parë do t’iu dhurojë një imazh mbi ju.
Më poshtë do të listojmë gjërat që mund ti bëni për të lënë përshtypje të mirë për këdo që e takoni për herë të parë.-transmeton arbresh.info
1. Hulumtoni mbi personin paraprakisht.
Nëse do ta takoni dikë për herë të parë, është një ide e mirë të jeni të përgatitur. Hulumtoni për të në internet në mënyrë që të dini për cka të flisni.
2. Praktikoni para pasqyrës.
Imagjinoni sikurse jeni aktorë që po përgatiteni për një rol. Kur e keni praktikuar më herët një situatë do ta keni më të lehtë të relaksoheni gjatë bisedës.
3. Kujdesuni për pamjen e jashtme.
Sipas Glozine lifestyle, njëra prej mënyrave më të mira për të lënë përshtypje të mirë është të visheni në mënyrë të përshtatshme për vendin dhe kohën.
4. Buzëqeshni.
Buzëqeshja ju bën të dukeni me vetëbesim dhe tregon se jeni të shoqërueshëm dhe të lumtur që po e takoni personin në fjalë.
5. Mos folni shumë për veten.
Tentoni të bëni pyetje dhe mos e koncentroni bisedën tek vetja. Përqëndrimi tek tjetri jo vetëm që e bën atë të ndihet më rehat por ju mundëson ta njihni më mirë.
6. Komplimentoni personin tjetër.
Secili njeri ka dëshirë të dëgjojë fjalë të mira për veten. Bëni komplimente por të vërteta. Të thoni fjalë të mira për personin vetëm për ta mbajtur bisedën tregon mungesë të respektit./arbresh.info
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...