Google ADS

Sulmuesi i tregut në Berlin, ishte konsumues i drogës

21:59 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Zyrtarët italianë thanë sot se i dyshuari kryesor për sulmin terrorist të kryer në tregun e krishtlindjeve në Berlin, ishte përdorues i kokainës dhe hashashit.

Zyrtari gjyqësor tha se nga autopsia e kryer, është vërtetuar se tuniziani Anis Amri ishte përdorues i drogave, por nuk ishte e mundur të përcaktohej nëse ka përdorur drogë para 19 dhjetorit, kur me një kamion hyri në panairin e krishtlindjeve duke mbytur 12 persona./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme