Zbulim: Plakja do të ngadalësohet me këtë metodë (VIDEO)

20:51 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Flokët e zbardhuara, rrudhat dhe sëmundjet fizike, që përndryshe ndodhin në pleqëri, mund të jenë të kthyeshme, sipas mendimit të shkencëtarëve.

Një ekip shkencëtarësh ka zbuluar një terapi të re për gjenet që ka një efekt të jashtëzakonshëm në rinimin e minjve.

Pas gjashtë javësh të trajtimit, minjtë dukeshin më të rinj, kishin kurriz më të drejtë dhe shëndet më të mirë kardiovaskular.

Ata jetuan 30 për qind më gjatë dhe më shpejt shëroheshi nga lëndimet.

“Hulumtimi ynë ka treguar se plakja nuk duhet të jetë një rrugë me një kalim.

Me modulime të kujdesshme, plakja mund të kthehet mbrapa”, tha Juan Carlos Belmonte, i cili udhëhoqi studimin në Institutin Salk në Kaliforni, raporton portal i këtj Instituti salk.edu.

Zbulimi i terapisë së re me gjene ende nuk është në dispozicion për përdorim tek njerëzit.

Studimet klinike do të kryhen për dekada të tëra, por është i rëndësishme vetë zbulimi i kësaj terapie në trajtimin e plakjes dhe kushteve të ndryshme që vijnë me të.

Të ngjashme