Në ditën e 15 të protestës së opozitës, kreu i PD, Lulzim Basha teksa foli nga çadra u fokusua kryesisht në situatën aktuale në shëndetësi, duke thënë se Rama kishte mundësi që miliona euro t’i shpenzonte për përmirësimin e shëndetësisë, por sipas tij, i shpenzoi për tendera korruptivë.
“Kryeministri kishte mundësi të zgjidhte për qytetarët, por zgjodhi për klientët e tij. Tani po vjen ora të zgjedhin qytetarët, midis mashtrimit dhe kaosit total, që është shëndësia e Edi Ramës, apo ta largojnë atë”, tha Basha.
Kreu i opozitës u shpreh se Partia Demokratike e ka gati planin për ta nxjerrë shëndetësinë nga gjendja mesjetare, siç tha Basha.
“Do të anulojmë të gjitha koncesionet korruptive dhe të gjitha këto para do t’i çojmë në investime që të jenë në shërbim të qytetarëve”.
Basha tha se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rama do të përfundojë para drejtësisë.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...