Me iniciativën e Forumit Rinor të LDK-së në Shtime si dhe në bashkëpunim me Qendrën për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë, sot në selinë e LDK-së në Shtime u bë dhurimi vullnetare i gjakut me moton “Dhuro gjak shpëto jetë”.
Aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut iu përgjigjën, kryetari i Forumit Rinor të LDK në Qendër, Fidan Rekaliu me bashkëpunëtorë, anëtarë të kryesisë, aktivistë dhe veprimtar të LDK-së.
Ky ishte aksioni i radhës i organizuar nga FR i LDK-së në Shtime, ku të rinjtë dhe të rejat e forumit u zotuan se aksione të tilla do të jenë tradicionale dhe do të organizohen edhe në raste tjera.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation