Google ADS

“Obama nuk ka urdhëruar përgjime për telefonat e Donald Trump”

19:20 | 4 Mars 2017
Trina Galanxhi

“Akuzat e presidentit Donald Trump se paraardhësi i tij ka urdhëruar përgjimin e telefonave janë thjeshtë gënjeshtër”, ka thënë zëdhënsi i Barack Obamës.

Kevin Leëis tha se ‘as presidenti Obama dhe as ndonjë zyrtar tjetër në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë urdhëruar përgjimin e ndonjë qytetari të SHBA-ve’, transmeton portali arbresh.info.

Donald Trump përmes rrjetit social twitter, ka shkruar se ‘është tmerruar kur e ka kuptuar se Obama kishte përgjuar telefonatat e Trump Tower pak para fitores’.

Trump madje ka theksuar se mund të ngrejë padi për përgjimin e telefonave gjatë tetorit të kaluar./Arbresh.info

Të ngjashme