Mesut Ozil mungon ndaj Liverpoolit

17:47 | 4 Mars 2017
Arbresh Info

Mesfushori Mesut Ozil do të mungoj në ndeshjen si mysafirë kundër Liverpooolit.

Reprezentuesi gjerman do të mungoj në takimin e xhiros së 27 në Premierë Ligë kundër Liverpoolit që zhvillohet në ‘Anfield’, shkruan portali arbresh.info.

Superylli tjetër i “Topçinjve”, Alexis Sanchez nuk është pjesë e formacionit starutes për ndeshjen ndaj skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp. Kiliani 28-vjeçar, e ardhmja e të cilit është në dyshime, nis takimin nga bankina.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e formacionit startues të zgjedhur nga francezi Arsene Wenger./arbresh.info

Liverpool: Mignolet; Clyne, Matip, Klavan, Milner; Wijnaldum, Can; Lallana, Coutinho, Mane; Firmino.

Arsenal: Cech; Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal; Coquelin, Xhaka; Oxlade-Chamberlain, Iwobi, Welbeck; Giroud.

Të ngjashme