Deda: Mogherini na vuri para një situate kritike

15:54 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Deputeti, Ilir Deda ka komentuar deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, se demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht i pandryshuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Deda ka thënë se Kuvendi tash është para një situate kritike.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Mesazhi i znj. Mogherini ishte i qartë – ratifikimi i demarkacionit rezulton me liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Tani ne, të zgjedhurit në Kuvend, jemi para një situate kritike – t’a përkrahim joprofesionalizmin e Qeverisë me demarkacion të keq – apo mos t’a përkrahim këtë demarkacion, dhe kështu të vendosim për izolim të gjatë të qytetarëve tanë. Nëse këto parti – në Qeveri e opozitë – nuk mirren vesh shumë shpejtë si të ecim përpara, atëherë nuk e meritojmë më votën e qytetarëve” (sic.), ka shkruar Deda.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme