FC Llapi ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit, pasi të shtunën mposhti Gjilanin, me rezultat 1-0, në ‘Zahir Pajaziti’ në javën e 19-të të Vala Superliga e Kosovës në futboll.
Llapjanët falë golit te Florim Berbatovcit (86’), arritën t’i gëzohen tre pikëshit të madh në luftën për majat e tabelës.
Ndërkaq, Trepça dhe Ferizaj kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, në ‘Adem Jashari’.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Fillimisht Maliq Behluli (20’) zhbllokoi rezultatin në favor të mysafirëve, kurse, katër minuta më vonë Bajram Zuqaku barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilën u mbyll kjo ndeshje.
Vala Superliga / Java e 19-të
Rezultatet
Llapi-Gjilani 1-0
Trepça-Ferizaj 1-1
Dje
Prishtina-Drenica 6-0
Hajvalia-Trepça ’89 0-4
Nesër takohen:
Drita-Feronikeli
Liria-Besa
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...