Alexander Waltner, një turist i cili viziton shtete të ndryshme dhe pastaj përshtypjet e tij i shkruan në faqen që ka kryesisht për turiëm Swedish Nomad.
Waltner ka vizituar Shqipërinë në mesin e 40 shteteve tjera dhe ka shkruar 15 arsye pse duhet ta vizitoni atë:
Dëshironi të vizitoni Shqipërinë? Zgjedhje e mirë! Unë e vizitova atë vitin e shkuar dhe u dashurova pas saj. Është një nga vendet e mia të preferuar deri më tani, dhe këtu janë 15 arsyet pse të gjithë duhet ta vizitoj Shqipërinë.
Është një vend relativisht i pashkelur akoma
Shumë pak njerëz dinë për kulturën shqiptare. Kjo për shkak se kishte një reputacion të keq rreth pasigurisë dhe infrastrukturës të keqe.Megjithatë, gjërat në Shqipëri po ndryshojnë për mirë, dhe është koha të shkoni atje për t’u njohur me historinë e shqiptarëve.
Janë miqësorë
Populli shqiptar është ndër popujt më miqësor që ekzistojnë. Janë shumë kureshtar dhe duan të flasin e të njoftohen me të tjerë. Atje jeni të lirë të flisni e miqësoheni me këdo. E meta e tyre është se nuk flasin mirë anglisht, por kjo nuk paraqet problem sepse fytyrat e buzëqeshura të tyre japin përgjigje për gjithçka.
Ka plazhet ndër më të bukurat në Evropë.
Plazhet shqiptare janë shumë të bukura, dhe secili mund ta gjej veten aty duke shijuar valët e detit dhe rrezet e diellit, duke filluar nga gjiret ranore, guralecët, plazhet e izoluara e shumë tjera, që u përshtatet të gjithëve.
Ksmaili i bukur shqiptar
Vendi i preferuar i pothuajse të gjithë turistëve të huaj, të cilët magjepsen nga bukuritë e Ksamilit.
Çmimet e lirë
Çmimet në Shqipëri janë më të lirat në Evropë, pra mund ta kaloni një pushim pa menduar se do të shpenzoni shuma marramendëse.
Shqipëria nuk ka vetëm plazhet, ka gjithashtu liqene dhe po ashtu vende të bukura të cilat mund t’i shijosh përmes ecjeve në këmbë.
Ushqimi
Ushqimi në Shqipëri është një tjetër arsye që duhet vizituar ky vend. Përveç ushqimeve tradicionale, Waltner rekomandon se mund të shijosh edhe ushqimet italiane dhe ato greke. Ushqimet tradicionale shqiptare që duhet të provoni janë fërgesa, tava e kosit, byreku, specat me gjizë, etj.
Ndër vendet që duhet të vizitoni në Shqipëri Waltner rendit disa vende si Tirana, Ksamili, Saranda,Butrinti, Syri i Kaltër, Liqeni i Ohrit.
Parku Kombëtar i Valbonës, është tjetra arsye e fortë pse duhet ta vizitoni këtë vend të bekuar të shqiptarëve.
Shkodra, e çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej pranëvënies mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e Ballkanit Perëndimor, që duhet vizitituar patjetër.
Gjirokastra, një tjetër qytet që të lë përshtypje.
Nëse dëshironi të shijoni kënaqësinë e pushimit, atëherë nisuni për Shqipëri, përcjellë metro.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës