Mogherini e prerë: S’ka heqje vizash pa miratimin e demarkacionit

10:57 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa janë paraqitur para mediave pas takimit që kanë pasur para pak çastesh.

Kryeministri Mustafa tha se ai e njoftoi Mogherinin me prioritetet e Qeverisë së Kosovës siç është zbatimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe luftimi i korrupsionit.

Mustafa tha se ka kërkuar nga Mogherini që të ndikoj në tejkalimin e situatës së krijuar në Kosovë si pasojë e kundërshtimit të opozitës për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Kërkuam ndihmë në lidhje me demarkacionin për shkak të problemeve që kemi si pasojë e kundërshtimit të opozitës dhe mospjesëmarrjes në Kuvend të deputetëve serbë”, tha Mustafa, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq, Mogherini tha gjatë konferencës se është në në interes të popullit të Kosovës që të vazhdohet sa më shpejt që është e mundur drejt rrugës për në BE.

Ajo ripërsëriti se Kosova duhet të plotësoj dy kushte për liberalizimin e vizave që janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

“Propozimi i Komisionit Evropian që kemi prezantuar këtu vitin e kaluar ishte se janë dy kushte të cilat duhet të plotësoheën para se të bëhet liberalizimi i vizave: që Kosova ta përmirësoj luftimin e krimit të organizuar dhe korruosionit dhe këtu progres është arritur dhe i dyti ësgtë ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, tha Mogherini.

Ajo shtoi se është koha e fundit që të votohet demarkacioni me Malin e Zi pasi siç tha, kjo do e zhbllokoj liberalizimin e vizave për Kosovën./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme