Thaçi e konsideron mbështetje të madhe për Kosovën vizitën e Mogherinit

10:31 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vizita e përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është konfirmim se BE-ja është e përkushtuar që edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit.

Thaçi ka thënë përmes një postimi në Facebook se mesazhet e Mogherinit i japin përkrahje procesit të integrimit të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Kosova është shteti më pro-evropian në rajon dhe mesazhet e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, i japin përkrahje procesit të integrimit evropian në përgjithësi, por edhe hapave konkretë e të menjëhershëm, si liberalizimin e vizave.

Kosova dhe rajoni kemi sfida të ndryshme, por kemi aspiratë dhe prioritete të njëjta – zhvillimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Vizita e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, është konfirmim se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit. HTH./Arbresh.info.

thaçi mogherini

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme