Google ADS

Kërkesa e AAK-së për Federica Mogherinin

09:57 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Ardian Gjini i AAK-së do të përfundojë takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini, për të vazhduar më pas drejt sheshit kryesor në Prishtinë ku do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga partia e tij, për një çështje për të cilën Mogherini nuk do të vijë në Kosovë.

Ajo vjen në Kosovë në kohën kur institucionin që ajo përfaqëson i është shkaktuar kokëqarje pas bllokimit të demarkacionit dhe formimin e Asociacionit me komuna serbe në Kosovë.

Por sipas shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, AAK-ja përpos që do të shfaq qëndrimin e saj kundër demarkacionit dhe Asociacionit,Mogherinit do t’i parashtrohet edhe ankesa dhe kërkesa mbi mbajtjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze të cilat ka dy muaj që nuk po mund ta marrin një vendim mbi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt.

“Sigurisht Ardian Gjini (përfaqësuesi i AAK-së në takimin e liderëve politik me Mogherinin) do ta shprehë qëndrimin e saj për rastin Haradinaj, ku do të kërkohet liri për të”, ka thënë Lekaj, për Insajderin.

Sipas tij, “vetë protesta ka një mesazh për Mogherinin që zoti Haradinaj, është pengi politikës shoviniste serve dhe shtetet e BE-së”.

“Haradinaj nuk duhet të bien pre e abuzimeve të Serbisë me listat e Interpolit dhe që qytetarët e Kosovës, luftëtarët e lirisë të trajtohen padrejtësisht e në veçanti Ramushui që tani po mbahet peng mbi 2 muaj në Francë, ky do të jetë mesazhi I qytetarëve të Kosovë që do marshojnë në Prishtinë”, ka thënë Lekaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme