Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, shpreson se Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e vet. Ai pranon se vendi nuk është imun ndaj rreziqeve që i kanosen çdo ditë, por falë pranisë së KFOR-it situata e sigurisë në Kosovë është stabile.
Krijimi i ushtrisë së Kosovës, gjegjësisht shndërrimi i FSK-së në FAK (Forca të Armatosura) është vendim politik për të cilin nuk mund të jepet një interval i caktuar kohor se kur do të realizohet një gjë e tillë. Kështu ka deklaruar komandanti i FSK-së, gjeneralejtnant, Rrahman Rama, i cili megjithëkëtë në një intervistë për gazetën “Zëri” është shprehur optimist se ky vendim do të vijë së shpejti.
Rama tutje ka thënë se përgjatë tetë vjetëve prej se TMK-ja është shndërruar në FSK, Forca e Sigurisë së Kosovës ka pasur sfida të ndryshme, porse ka arritur sukses në shumë aspekte, si në ngritjen profesionale të stafit, procedurat e standardeve operative, etj.
Gjatë kësaj interviste, komandati Rrahman Rama, pavarësisht asaj që tha se krijimi i ushtrisë është vendim politik, vlerësoi se institucionet janë duke punuar në këtë drejtim.
“Është vendim politik, siç e dini, dhe unë jam i sigurt që përkushtimi i institucioneve të Kosovës tash është më i madh, duke e parë nevojën, duke i parë ato rreziqet që po i kanosen për çdo ditë edhe vendit tonë, se nuk jemi imunë ndaj rreziqeve, por edhe në regjion dhe në kuptimin global”, ka theksuar Rama.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...