Google ADS

Hudhra e zezë, super-ushqimi i së ardhmes

06:58 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Sa herë që mendojmë për hudhrën, nuk mund të mos bëjmë ndonjë fytyrë të shtrembër pasi gjëja e parë që na vjen në mend është aroma e saj.

Por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që është një ndër ushqimet më të pasura dhe më të shëndetshme që mund të ekzistojë. Krahas hudhrës së njomë në ngjyrë të bardhë e jeshile dhe hudhrës klasike të thatë, ekziston dhe një varietet i ri, hudhra e zezë.

Hudhra e zezë, ose e njohur ndryshe si kushërira e hudhrës së bardhë, tashmë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë dietologëve, të cilët e konsiderojnë si një ushqim të çmuar me shije delikate.

Hudhra e zezë gjenerohet nga përpunimi i hudhrës së bardhë përmes një fermentimi që zgjat gati një muaj në temperaturë dhe kushte jashtëzakonisht strikte. Ky proces zvogëlon shijen djegëse dhe aromën e fortë, duke e bërë atë më të pëlqyeshme për disa njerëz. Shija e hudhrës së zezë është e ngjashme me atë të frutave të thata, është e tymosur dhe pakëz e ëmbël. Studimet e shumta kanë provuar se vetitë e hudhrës së zezë janë dyfish më të dobishme se sa ato të hudhrës së zakonshme. Ajo përmban antioksidues të fuqishëm, përbërës me veti anti-bakteriale dhe anti-fungalë, si dhe një aminoacid të rëndësishëm si S-allylcysteina që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, mbron organizmin nga infeksionet dhe pengon oksidimin e enëve të gjakut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme