Google ADS

A duhet t’i fshini fotot e ish-të dashurit?

01:42 | 4 Mars 2017
Trina Galanxhi

Në momentin e parë që në jetën tonë vjen një njeri i ri, gjëja e parë që shumica prej nesh bën, është që të fshijmë të gjitha fotot, apo gjurmët që ish-i jonë ka lënë nëpër rrjetet sociale.

Kjo herë, me dëshirën tonë, e herë na imponon personi i ri që është futur në jetën tonë.

Por, a është kjo gjëja e duhur?!

Nëse i dashuri aktual na kërkon që të fshijmë të gjitha fotot e ish-it a duhet ta bëjmë?

Kështu përgjigjet psikologia E.Jean e revistës Vogue, kësaj pyetje.

“Mos i fshij. Secili nga të dashurit, apo personat që ke patur në jetën tënde është një gur i çmuar. Çdo kërcu, horr, princ, i pandreqshëm, që ti ke dalë në jetën tënde është një shtyllë drejtuese e jotja.

Si mund t’i mbani mend mësimet që keni marrë nga marrëdhëniet e mëparshme, nëse i fshini të gjitha kujtimet?!

Kush e zotëron të kaluarën tënde? Sigurisht që ti.

Nëse ti mendon se tani ai do të jetë i vetmi, atëherë dëgjoje dhe këtë. Kur një burrë të kërkon të fshish të kaluarën dhe të kontrollojë privatësinë tënde, atëherë kjo nuk është një shenjë aspak e mirë për të ardhmen.

Pronësia është një shenjë pasigurie dhe një njeri i pasigurt nuk është një zgjedhje e mirë.

Pra herën tjetër që i dashuri juaj ju kërkon të fshini të kaluarën tuaj, atëherë është ai të cilin duhet ta fshini menjëherë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme