Google ADS

7 arsye për të vizituar qytetin magjik, Stambollin

01:37 | 4 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një ndër arsyet kryesore pse duhet vizituar Stambolli është sepse ai qëndron mes Evropës dhe Azisë.

Është qytet i mbushur me histori, kulturë, me shije dhe me shumë turistë, transmeton portali arbresh.info.

Por ja cilat janë disa asrye tjera pse duhet vizituar Stambolli.

Xhamia e Shën Sofisë

sta2

Nëse mendoni se kjo xhami është e bukur vetëm nga jashtë, prisni sa ta shikoni në brendësi. Shkëlqimi bizant do t’ju impresionojë. Madhështia e saj është mbushur me mozaikë që mbulon edhe kupolat.

Xhamia e Kaltërt

sta3

Xhamia e kalrtët është një perlë për nga hijeshia, si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në të mbrenshmen. Xhamia ka një atmosferë që duket joreale dhe vizitorëve ju jep një qetësi nuk e imagjinoni dot.

Banjot turke

sta4

Rituali i banjove turke është një traditë që vazhdon edhe sot. Banjot me avull, me pllaka mermeri të nxehta dhe me një masazhë, do t’ju bëjnë që të bini në dashuri me këtë traditë.

Lundrimi mbi Bosfor

sta5

Nga Eminönü Pier, pranë Ura Galata, janë një varg anijesh që lundrojnë në breg. Gjatë lundrimit mund të shikoni qytetin nga një kënd tjetër.

Çarshia e Madhe

sta6

Çarshia e Madhe në Stamboll është një labirint i vërtetë rrugicash. Ato janë të ngarkuara me qilima, llamba, qeramikë dhe bizhuteri antike. Gjatë shëtitjes në këtë pjesë të qytetit do të humbisni sensing e kohës.

Embëlsirat turke

sta7

Është e pamundur që të largoheni nga Stambolli pa shijuar ëmbëlsirat turke. Cilëndo ëmbëlsirë që vendosni ta zgjidhni, shijen e tyre do ta ndjeni për një kohë të gjatë.

Udhëtim në pallatin e Sulltanëve

sta8

Për të hyrë në pallatin e quajtur Topkapi, do të përjetoni një përvojë të paharruar. Pallati ngjan sikur tregimet ‘një mijë e një netë’ dhe ngjan po aq magjik, sa edhe historia e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme