Policia në Indi është duke e hetuar një rast rreth vdekjes së një gruaje, e cila supozohet të jetë djegur e gjallë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Noida dhe viktima është djegur nga burri i saj, pasi doktorët thanë se ajo tashmë kishte vdekur, transmeton portali arbresh.info.
Me 25 shkurt, mjekët në spitalin Sharda në shtetin verior të Uttar Pradesh, ka raportuar se Rachna Sisodia, ka vdekur për shkak të komplikimeve në mushkëri.
Megjithatë, shkaku i vdekjes së gruas është duke u kontestuar nga familja e saj, të cilët kanë akuzuar burrin e saj se e ka djegur 24-vjeçaren përderisa ajo ishte ende gjallë.
Sipas mediave indiane, familja e viktimës e ka njoftuar policinë për djegien e trupit të saj, vetëm tre orë pasi ishte lëshuar nga spitali.
Autopsia e kryer nga mbetjet ka treguar grimcat e hirit në mushkëri, duke shtuar dyshimin se ajo mund të ketë qenë duke marrë fryme kur u dogj.
Burri i të ndjerës, ka qenë i akuzuar edhe për abuzime seksuale para se gruaja e tij të sëmurej. Policia ka filluar hetimet, por Devesh Chaudhury ka mohuar të gjitha akuzat./Arbresh.info
Vera e ardhshme pritet ta gjej me skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...