Filmi i shumëpritur “E bukura dhe bisha” është ndaluar në një kinema në SHBA për shkak të promovimit të homoseksualitetit nga Disney, pas zbulimit se njëri prej personazheve të filmit është homoseksual.
Komentet e regjisorit Bill Condon se personazhi LeFou është homoseksual dhe në dashuri me Gastonin ka nxitur reagime të shumta të grupeve religjioze në Amerikë.-transmeton arbresh.info.
Njëra prej kinemave njoftoi se është duke e ndaluar shfaqjen e filmit për shkak të agjendës homoseksuale.
“Nëse njerëzit nuk mund ta dërgojnë fëmijën e tyre 11-vjeçar për ta parë një film, atëherë ne nuk kemi pse ta shfaqim. Ne do të vazhdojmë të shfaqim vetëm filma të cilët mund të shihen nga familjet, pa skena të seksit, nudizmit, homoseksualiteti apo gjuhës së papërshtatshme”-thuhet në komunikatën e lëshuar nga kinemaja Hengar Drive-In në Alabama./arbresh.info
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës