Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini u takua në orët e vona të së premtes me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Pas takimit, kreu i PD-së Basha deklaroi se e kishte informuar përfaqësuesen e lartë me rrugëzgjidhjen e propozuar nga opozita, ndërsa theksoi se pa qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, s’ka kthim në Parlament.
“E informova për krizën e rëndë politike që vendi po kalon që vjen si rezultat i krimit të gjithëpushtetshëm të lidhur me pushtetin politik të drogës dhe parave të drogës, i moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit, i nxjerrjes së bandave dhe kriminelëve nga burgu me ndërhyrje të drejtpërdrejt të niveleve të larta dhe dështimit për të patur zgjedhje të lira e të ndershme dhe dështimit për ti dhënë vendit reformë zgjedhore, si plotësimi i të gjitha kushteve për të hapur rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme vetëm përmes një qeverie teknike të vullnetit të mirë”, deklaroi Basha.
Sipas tij, kjo i hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut, për të cilin Partia Demokratike dhe opozita ka dhënë e janë krenar për kontributin e tyre.
I pyetur nëse opozita do të jetë në seancën e paralajmëruar të hënën, Basha tha se nuk ka e nuk ka për të patur Parlament tjetër përveç sheshit të lirisë deri në arritjen e një pakti kombëtar për zgjedhje të lira e të ndershme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj