Maqedonasit vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe

22:24 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Edhe sonte janë mbajtur protesta në disa qytete të Maqedonisë kundër platformës së partive shqiptare, përkundër vendimit të Presidentit Gjorgje Ivanov, për të mos mandatuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për kryeministër.

Protestuesit sikurse mbrëmjeve tjera, edhe sonte kanë mbajtur pankarta dhe kanë bërë thirrje kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Edhe pse VMRO vazhdimisht mohon zërat se qëndrojnë pas protestave, zyrtarët e saj janë parë vazhdimisht në protestë, ndërsa kërkesat e protestuesve janë në relacion me kërkesat e liderëve të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme