Google ADS

Ju dhemb qafa?! Largoni atë me dy përbërës

21:32 | 3 Mars 2017
Trina Galanxhi

Dhembjet e qafës aq sa janë të vështira janë edhe irrituese. Megjithatë, ka trajtim edhe për këtë sëmundje.

Receta që mund ta përgatisni në kushte shtëpiake, nuk kushton shumë dhe pas aplikimit të saj do të ndjeni që dhimbja do të fillojë të lehtësohet, transmeton portali arbresh.info.

Për të përgatitur recetën ju nevoiten 10 lugë të mesme kripë dhe 20 lugë të mesme vaj ulliri.

Të dy përbërësit i përzieni mirë dhe i vendosni në një shishe qelqi. Përbërësit duhet të qëndrojnë në mbyllur për 24 orë dhe më pas të përdoren.

Çdo mëngjes masazhoni qafën me këtë përbërës duke filluar nga fundi i qafës. Masazha duhet të zgjasë rreth 2-3 minuta për dy javë, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim duhet të rrisni dozën e masazhës, duke e çuar masazhimin deri në 20 minuta.

Pas përfundimit të masazhës qafën e pastroni me leckë të ngrohtë.

Bëni kujdes, sepse aplikimi i këtij trajtimi mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, por sapo ta pastroni qafën, ju mund të përdorni pudër të bëbëve dhe lëkura e qafës do të kthehet në gjendjen normale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme