Shahini: Ky vit do të karakterizohet me një tkurrje ekonomike

08:20 | 30 Maj 2015
Arbresh.info

Gjendja ekonomike në vend është duku u vështirësuar, prodhuesit janë duke u dobësuar çdo ditë e më shumë, kjo për shkak të mos reformimit të politikave fiskale të proklamuara por jo të realizuara në praktikë. Kështu u shprehen përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB),në një konferencë për media.

Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, ka thënë se ky vit do të karakterizohet me një tkurrje ekonomike dhe pakënaqësi sociale e që kjo do të reflektohet tek qytetarët, bizneset por edhe tek agjencionet që kanë për të mbledhur taksa për të mbushur buxhetin e Kosovës.

”Gjendja ekonomike në Kosovë është duke u vështirësuar dhe kjo vështirësi po vjen pikërisht nga vonesat dhe mosreformimi i politikave fiskale e që kjo po e rendon tej mase biznesin vendor. Fuqia konkurruese e bizneseve vendore për çdo ditë po dobësohet dhe pikërisht janë institucionet e Kosovës ato që e mbajnë peng zhvillimin ekonomik e sidomos atë prodhues e për ketë janë përgjegjës janë të gjitha nivelet udhëheqëse të shtetit të Kosovës”, tha Shahini.

Ndërkohë nënkryetari i AKB-së, Burim Pirraj, ka thënë se AKB ka nxjerrë disa rekomandime ku kërkon nga Ministria e Financave që menjëherë të anulojë udhëzimin administrative numër 4/2014 , që ka të bëjë me përcaktimin e kostos së mallrave të importuara, me kthimin e mjeteve të gjitha kompanive që janë marrë në mënyrë të padrejtë.

“AKB-ja kërkon nga Ministria e Financa e që menjëherë ta anuloj udhëzimin administrativ numër 04/2014…Nëse ky udhëzim nuk do ta anulohet do të njoftohet opinion se vlerësimi është anuluar në afate prej 10 ditëve, ne do t’i drejtohemi Gjykatës

Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij udhëzimi administrativ…Të ndërpritet praktika e rivlerësimit të mallit …Të hiqet taksa prej tre eurove për qeset plastike që përdoren në prodhim për paketimin final të produkteve nga gjithashtu të hiqet leja e importit për to”, ka thënë Pirraj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme