Google ADS

Të dielën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Istog

20:46 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

KEDS ka njoftuar se të dielën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Istog, për shkak të disa punimeve që do të kryhen.

Njoftimi i KEDS-it:

Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Burimi

Më datën 05 Mars 2017, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 08:00 deri në orën 09:30,  do të bëhet shkyçja e nënstacionit NS 110/10 kV Burimi (Istogu). Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e prishjes në zabrrat 10kV në nënstacionin në fjalë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 10MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

 

Të ngjashme