Google ADS

Greqi, goditet banda që merrej me trafikimin e emigrantëve

20:44 | 3 Mars 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 13 persona që ishin pjesë e një bande ndërkombëtare të krimit të organizuar, që kryesisht merreshin me trafikimin e emigrantëve pa dokumente, janë arrestuar.

Operacioni është zhvilluar në ishullin e Kretës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Britani, transmeton portali arbresh.info.

Kreta, ishulli jugor i Greqisë, qëndron në veri të Libisë dhe Egjiptit.

Gjatë arrestimit është zbuluar se rreth 131 emigrantë ishin fshehur nëpër shpella dhe nëpër depo.

“Kjo është një goditje e fortë për krimin e organizuar në Kretë”, ka thënë shefi i policisë, Dimitris Saitakis, i cili ka shtuar se numri i të arrestuarve pritet të rritet në mënyrë ‘drastike’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme