Google ADS

Bujanovci vishet kuqezi për t’i uruar mirëseardhje presidentit Nishani (FOTO)

20:01 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Presheva dhe Bujanovci, treva të banuara nga shqiptarë në Serbi, kanë nisur përgatitjet për pritjen e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, më 7 mars.

Anë rrugëve në Bujanovc, shihen billborde që i urojnë mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar.

Këtë vizitë të shumëpritur Nishanit e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Agjenda e vizitës së Presidentit Nishani në Bujanovc dhe Preshevë

Ora 12:00- 13:00: Mbërritja e Presidentit Nishani në komunën e Bujanocit. Takim me kryetarin e Komunës, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu, takim me përfaqësuesit e komunës së Medvegjës si dhe me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë (zyra e kryetarit të komunës së Bujanovcit)

-Ora 13:00 -13:30 Vizitë në shkollën fillore “Muharem Kadriu“ (shkolla e re), Tërrnoc

-Ora 13:30 -15:00: Program kulturor me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Restorant “Breta“, Bujanovc

-Ora 15:00: Nisja e Presidentit për në Preshevë.

bujar bujar2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme