Zëvendëskryeministri i parë Kosovës, Hajredin Kuçi nuk mori pjesë në votim të raportit të Komisionit për Matjen e Territorit, i cili u prezantua sot në mbledhjen e Qeverisë nga Hivzi Islami.
Kuçi në një prononcim për ‘Indeksonline’ ka thënë se ai nuk mori pjesë në votim për shkak të qëndrimeve të tij personale dhe profesionale lidhur me çështjen e demarkacionit.
“Ashtu kam vlerësuar që duhet të votoj dhe është në përputhje me qëndrimet e mia personale dhe profesionale që i kam thënë edhe më herët, si dhe në kuadër të ligjit dhe rregullave demokratike”, ka thënë Kuçi.
Ndryshe, Kuçi ka kërkuar që të krijohet një konsensus i gjerë mes të gjitha partive politike për demarkacionin. Ai ka kërkuar që problemi i brendshëm të mos kthehet në problem mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...