Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka deklaruar të premten mbrëma në Tiranë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë derisa Shqipëria dhe Ballkani të jenë pjesë e saj.
Ajo gjatë një vizite në Tiranë në kuadër të turneut diplomatik në vendet e rajonit u takua me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe studentët në Tiranë, tha se zgjerimi është një zgjidhje e përbashkët që ne po e bëjmë së bashku dhe se tani e ka Shqipëria në dorë të marrë hapin përpara.
“Duhet të largohemi nga retorika se ju keni rrugë evropiane përpara. Ju jeni rrugës drejt BE-së. Është absolutisht e qartë se Shqipëria është Evropë. Nga Shqipëria qytetarët e saj dhe Ballkanit Perëndimor janë Evropë”, është shprehur Mogherini./Arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane