Jeremiq i kundërpërgjigjet Hoxhajt, e quan bashkëpunëtor të Vuçiqit

18:28 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Ka reagur menjëherë në twitter, edhe kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq pas postimit nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Jeremiq e ka quajtur Hoxhajn bashkëpunëtor të Vuçiqit, duke thënë se ai shpreson në fitoren e kryeministrit aktual për ta vazhduar dialogun, transmeton lajmi.net.

“Erdhi reagimi i bashkëpunëtorit të Vuçiqit, ai shpreson në fitoren e tij (Vuçiqit) dhe vazhdimin e dialogut ku Serbia bënë vetëm lëshime. Do të pikëllohet”, ka shkruar në Twitter, Vuk Jeremiq.

Pas vizitës së kandidatit për president të Serbisë në Patriarkanën e Pejës, Enver Hoxhaj e kishte vlerësuar atë si një vizitë turistike, duke shtuar se numri i turistëve nga Serbia që po vijnë në Kosovë po rritet.

jeta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme