Vashat e Kosovës kanë pësuar edhe humbjen e dytë me radhë. Pas humbjes kundër Polonisë 5-0, Kosova u mposht edhe nga Rumania 3-0.
Nëse rumunet ishin më të mira në pjesën e parë, gjë që shënuan edhe tri gola, pjesa e dytë u takoi vashave të Përfaqësueses së Kosovës, të cilat koordinuan më mirë aksionet.
Ato patën më shumë nga loja dhe krijuan disa raste për shënim, ndonëse nuk u kurorëzuan me gol.
Afërditë Fazlija përzgjedhëse u nda e kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.
“Krahasuar në ndeshjen e parë shihet se kemi përmirësime. Kemi pasur më shumë pasime kemi pasur raste shënimi. Vajzat në këtë ndeshje kishin hyrë me një vetëbesim më të madh se sa në ndeshjen e parë. Çështja e përgatitje fizike dhe përvoja janë që e bënë diferencën. Jam e kënaqur me lojën e treguar dhe me angazhimin, ndonëse me rezultat nuk jemi të kënaqur por këto janë mundësitë reale të tanishme”.
Edhe futbollistja Blerinë Musa, u shpreh e kënaqur me lojën e treguar.
“Loja ishte mirë, besojë se edhe ne kemi pasur rastet tona. Pse fitua ne rumunet ishte pse kishin përvojë . Ne pjesën e dytë krijuam raste por që nuk i konkretizuam. Ekipi po përmirësohet që na jep shpresë për të ardhmen”.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...