Google ADS

Vuçiqi kritikon deklaratën e Thaçit për Maqedoninë

17:33 | 3 Mars 2017
M. A.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në konferencë për media pas takimit me shefen e diplomacisë Evropiane, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare, për siç ka thënë ai, mos dënimin e deklaratave të tmerrshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Vuçiq ka kritikuar deklaratat e Thaçit, për ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke thënë se sikur të kishin dhënë liderët serbë deklarata të tilla, ata do të sanksionoheshin nga ndërkombëtarët, përcjellë gazetametro.net.

“Çka nënkupton ajo që Thaçi ka thënë se shqiptarët në Maqedoni duhet të marrin çështjen në duar të veta”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se këto janë standarde të dyfishta.

Ndërsa, duke folur për protestën e radikalëve të Shesheljit në parlament derisa mbante fjalim Mogherni, Vuçiq ka thënë se ishte moment i pakëndshëm dhe i panevojshëm që të bërtitet për 20 minuta, kur ajo protestë sipas tij do të mund të bëhej shumë më shkurt.

“Edhe unë jam fajtor sepse edhe unë kam qenë i pakëndshëm, por jo edhe i pahijshëm”, ka thënë Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme