“Masakrohet” i riu në Tiranë për 5 banane, arrestohet autori

16:52 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një i ri është dhunuar për 5 banane të vjedhura.

Për pasojë policia ka vënë në pranga Ervin.L, 33 vjeç, banues në fshatin Yrshek, me akuzën: Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike, ndërsa nën hetim është vënë Eduart N., 34 vjeç, me banim në Tiranë, nën akuzën e veprën penale vjedhja.

Paraditen e djeshme, në rrugën “Prokop Mima”, Ervini, ka goditur me grusht dhe sende të forta Eduartin, i cili ka vjedhur 5 banane, në dyqanin e motrës së Ervinit.

I plagosuri, Eduarti, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme