Banorët e fshatit Shtrubullovë të Drenasit, kanë protestuar sot për të kundërshtuar vendimin e Kuvendit Komunal lidhur më emërtimin e rrugës së fshatit të tyre.
Protesta është mbajtur në orën 12:30 deri në orën 13:00.
Banorët e këtij fshati kanë kërkuar nga udhëheqësit e komunës dhe asamblistëve që në përputhje me ligjet dhe rregulloret ne fuqi të rishikojnë edhe njëherë vendimin e datës 27 shkurt 2017,dhe te ofrojnë një zgjidhje te drejt,ne të kundërtën ata paralajmërojnë se protestat nuk do te ndalen deri ne zgjidhjen e këtij problemi.
Banorët po kërkojnë që rruga e fshatit të tyre të ketë emrin e “Agron Mehmetit”, dëshmorë i këtij fshati. Ndërsa që kjo rrugë është emëruar me emrin e një dëshmori tjetër ‘Sokol Elshani’, dëshmor i fshatit Krajkovë të Drenasit.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...