Google ADS

Veseli konsideron se Kosova po e forcon pozitën ndërkombëtare

15:31 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me anë të një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka komentuar anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.

Këtë anëtarësim Veseli e ka quajtur si sukses të rëndësishëm të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar dhe forcim të pozitës së saj.

“Një tjetër rezultat e rëndësishëm i yni në rrafshin ndërkombëtar. Kosova bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Doganave. Ne po e forcojmë pozitën tonë ndërkombëtare”, ka shkruar kreu i Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme