Punëtoret e Postës së Kosovës nuk mund të presin lajme të mira rreth vendimit të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës. Kjo pasi Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e kanë hedhur poshtë ankesën e Postës.
Autoriteti kishte konstatuar se prania e Postës nëpër institucione publike dëmton konkurrencën, përkatësisht është në kundërshtim me Ligjin e Konkurrencës.
Pretendimet e punëtoreve, menaxhmentit dhe bordit të Postës së Kosovës se ky vendim është i kundërligjshëm, janë hedhur poshtë pasi që Gjykatat Themelore dhe ajo e Apelit i kanë hedhur poshtë ankesën e Postës së Kosovës, duke marrë vendim në favor të Autoritetit. Vendimi i Autoritetit pritet të bëhet i plotfuqishëm pasi të merret aktvendimi përfundimtare i kësaj çështje.
Redaksia e KosovaPress-it, i ka siguruar vendimet e Gjykatave të cilat kanë refuzuar ankesën e Postës së Kosovës. (DOK)
Ndërsa, kryetari i Autoritetit Kosovarë Kundër Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se janë në pritje të aktvendimit përfundimtarë të gjykatës përkatës.
“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vendimin 41/16 të datës 06.12.2016 e ka marrë pas një procesi të shqyrtimit të fakteve dhe argumenteve të mbledhura. Ndërkohë, nëpërmjet emailit zyrtar jemi informuar se Posta e Kosovës ka iniciuar aktpadi për konflikt administrativë kundër këtij vendimi, dhe sipas plotësim ndryshimit të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, neni 26, “Inicimi i konfliktit administrative e ndalon ekzekutimin e vendimit. Ne kemi qenë në pritje të aktvendimit të gjykatës, mirëpo, më datën 28.02.2016 e kemi marrë aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e ka refuzuar padinë e Postës së Kosovës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, gjë që të njëjtin e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit. Tani e tutje jemi në pritje të përfundimit meritor të aktgjykimit nga gjykata kompetente”, ka thënë Prestershi përmes përgjigjes elektronike.
Ndërsa, kryetari i Bordit të Postës së Kosovës, Halit Isufi, vazhdon të këmbëngul se vendimi i Autoriteti Kundër Konkurrencës (AKK), për largimin e filialeve të postës nga objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme është i padrejtë, pasi thotë se kanë ka licencë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
“Kërkesat tona që i kemi dërguara tek Qeveria e Kosovës, nuk i di arsyet pse kanë hasur në jo mirëkuptim, prandaj edhe vendimi i fundit që e ka marrë Agjencinë e Konkurrencës, ka qenë shumë i padrejtë për shkak se të hyrat tona vet anakë PK, i siguron me cent. Thjeshtë çdo marrëveshje që e kemi bërë për kryerjen e shërbimeve me operator ekonomik, me institucione të tjera, i kemi bërë në kuadër edhe për kryerjen e shërbimeve financiar tash që jemi edhe në Ministrinë e Punëve e të Brendshme edhe në disa komuna, brenda objekteve që i kryem shërbimet financiare jo bankare. E kemi licencën e BQK-së, e cila na ka mundësuar me kryer këtë shërbim si kompani, kemi mbështetje ligjore sepse kemi vendim nga BQK-së“, tha Isufi.
Po ashtu, Isufi ka treguar se Posta e Kosovës në ato hapësira të MPB-së, ka bërë investime deri në 200 mijë euro.
“Në ato zyra, hapësira na ka lëshuar komuna dhe ministria, ato zyra i kemi modifikuar me mjetet tona, vlerën totale diku mund të shkoj rreth 100-200 mijë euro por është e hyrë e jonë. Thjeshtë i kemi pajisur zyrat me PC”, tha Isufi.
Isufi ka folur edhe për vendimin që MPB-ja e ka marrë duke e respektuar vendimin e Autoritetit. Ai po ashtu ka treguar edhe pse punëtoret kanë dal në protestë
“Ai vendim si na ka ardhur neve në formë të prerë ka qenë me tre anëtarë pro votës dhe dy anëtarë kundër. Thjeshtë nuk është vendim që është marrë në pajtueshmëri me gjithë anëtarët e bordit….Lëndën e kemi përgatit bashkërisht, menaxhmenti me përkrahjen tonë dhe e kemi dërguar në gjykatë. Paraprakisht janë disa ligje në Kosovë që duhet të pritet vendimi i Gjykatës. Vendimi i fundit që e ka marrë MPB-ja për ta respektuar atë vendim të Autoritetit të Konkurrencës na ka sjellë para një akti të kryer. Nuk kemi pasur zgjedhje tjetër për shkak se kemi dashur të jemi korrekt edhe me punëtorët e PK-së. Thjeshtë atë punë, atë organizim e ka bërë sindikata. Sindikata e ka thirre një protestë të tillë dhe me të drejtë është dal para Kuvendit e kanë ngrit zërin për shkak të mbrojtjes së pagës së tyre ….Kanë dal në mbrojtje të interesave të veta në këtë rast të kompanisë….Ai vendim ka qenë plot ësim i pa drejtë për shkak se ne e kemi aksionar Qeverinë e Kosovës, Qeveria e Kosovës neve nuk na ka mbështet asnjëherë financiarisht“, tha Isufi.
Ai po ashtu ka thënë se PK-ja për herë të parë pas ndarjes nga Telekomi dhe Vala ka arrit të përmbyll vitin me profit. Sipas tij, vitin që e lamë pas Posta ka dal në fitim për 50 mijë euro.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...