HBO Now vjen edhe në Android

23:22 | 29 Maj 2015
Arbresh Info

Nënkryetari i divizionit për produkte të gjigantit Google, Sundar Pichai ka njoftuar të enjten gjatë konferencës për zhvillues Google I/O 2015 që shërbimi i famshëm HBO tani do të jetë në dispozicion në pajisjet me Android përmes Chromecast-it.

HBO Now, një shërbim i lansuar në muajin Prill, është i ngjashëm me HBO Go, por ky i fundit nuk i kërkon abonuesve një kabllo HBO, transmeton arbresh.info.

Më parë, shërbimi HBO Now ishte në dispozicion tek përdoruesit e pajisjeve nga Apple dhe konsumatorët e Optimum Cable, por së shpejti të gjithë që kanë ndonjë Chromecast ose një pajisje me Android do jenë në gjendje të abonohen në një pikë.

Pichai nuk ka caktuar ndonjë datë për debutim të shërbimit, por ai ka theksuar që përdoruesit do jenë në gjendje të shikojnë sezonin e filmit ‘True Detective’ së shpejti duke lënë të kuptohet që HBO Now do lansohet para datës 21 Qershor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme