Kaos në Parlamentin e Serbisë: Shesheli me deputetë pengon fjalimin e Mogherini-t (VIDEO)

13:23 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është ballafaquar me brohoritje të deputetëve të Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit teksa ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Serbisë.

“Rusia”, “Rusia”, nuk na duhet më “Unioni” (BE-ja). Në seancën ku ka folur Mogherini kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe disa ambasadorë përfshirë edhe ambasadorin e SHBA-ve. Ajo fillimisht deputetëve të Serbisë u është drejtuar në gjuhën serbe, ndërkohë që gjatë gjithë kohës sa ka folur radikalët nuk janë ndalur duke bërtitur. Mogherini ka takuar edhe Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.

http://www.dailymotion.com/video/x5drs4g_mogherini-ne-beograd_news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme