Google ADS

AKR mbështet protestën për Ramush Haradinajn

13:20 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se partia e tij mbështet protestën e të nesërmes në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se padrejtësia në Kosovë po rritet çdo ditë e më tepër, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

AKR mbështet protestën e së shtunës.

Padrejtësitë në Republikën e Kosovës, po rriten përditë e më tepër.

Është e padrejtë dhe e papranueshme që mijëra familje të jetojnë në varfëritë skajshme, që qindra mijëra të rinjë të mbesin rrugëve të papunë dhe të pa shpresë për një jetë normale në vendin e tyre. Është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit që jetojnë të izoluar dhe tu mohohet e drejta për lëvizje të lirë. Është e padrejtë që minierat e Kosovës të shiten e stërshiten dhe askush të mos thotë asnjë fjalë dhe të mos bëjë asnjë veprim për të parandaluar shitjen e pasurisë tonë. Në vazhdën e këtyre padrejtësive është edhe mbajtja e z. Ramush Haradinaj në Francë dhe heshtja e institucioneve tona për këtë padrejtësi. Protesta e thirrur për ditën e shtunë, në ora 13.00, kundër mbajtjes së z. Haradinaj në Francë është plotësisht e drejtë, prandaj AKR-ja e mbështet si të tillë duke besuar fuqishëm se kjo do të jetë një protestë masive, paqësore dhe dinjitoze./Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme