Në mesin e gjërave interesante të shpalosura nga Sundar Pichai, nënkryetari i divizionit për produkte të gjigantit Google, gjatë konferencës Google I/O 2015 është treguar edhe rritja e shërbimeve të ndryshme nga gjiganti kërkimor, ku pjesa më e rëndësishme ishte rritja e vazhdueshme si dhe dominimi i platformës Android në mbarë botën.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, pas konferencës Google I/O 2014, mbi 600 milion përdorues në mbarë botën janë bërë për herë të parë adaptues të telefonave të mençur , ku nga 10 telefonat e shitur, tetë prej tyre ishin të bazuar në platformë Android, transmeton arbresh.info.
Po ashtu, miliarda përdorues kanë përdorur gjithashtu shërbimet e ndryshme të Google-s si Google Search, YouTube, Google Maps, Gmail dhe Google Chrome. Pra, numri i madh i shërbimeve, rritja e vazhdueshme, stabiliteti që ofron si dhe shumë funksione të tjera kanë bërë platformën Android të mburret me pozitën e fituar në tregun e industrisë së telefonave të mençur./arbresh.info
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...