Republika e Kosovës, ndonëse është një shtet i ri që tashmë njihet nga 114 shtete të botës, si vend tash e nëntë vjet nga shpallja e pavarësisë, ka mbetur jashtë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në kuadër të strategjisë për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë, si synim parësor, Kosova ka anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Por, edhe përkundër përpjekjeve të anëtarësimit në OKB, njohës të politikës ndërkombëtare thonë se gjasat për anëtarësim gjatë vitit 2017 janë të ulëta.
Sipas profesorit në shkencat politike në UBT, Alfred Marleku Kosova është në rrugën e saj të krijimit të një subjektiviteti ndërkombëtar, por ende ka çalime serioze në këtë drejtim.
“Gjasat për anëtarësimin e Kosovës në OKB, në një periudhë afatshkurtër janë shumë të vogla, për shkak se që të anëtarësohet një shtet në këtë organizatë duhet të pranohet nga të gjitha anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Pra, anëtarë të përhershëm janë edhe Rusia e Kina dhe pa miratimin ose abstenimin e tyre asnjë shtet nuk pranohet në OKB”, theksoi Marleku.
Ndërkohë, sipas tij Serbia nuk është sfida kryesore për pranimin e Kosovës në OKB. Kushti i vërtetë që duhet t’i parashtrohet Serbisë është pranimi i pavarësisë së shtetit të Kosovës, pa asnjë kufizim.
“Kosova nuk mund të anëtarësohet në OKB pa e njoftë Rusia. Qëndrimi rus për të njohur Kosovën është se ata e njohin këtë shtet vetëm atëherë kur e njeh Serbia”, ka thënë Marleku.
Ndërkohë vitin e kaluar Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, kishe deklaruar se nuk është Serbia pengesë për anëtarësimin në OKB, por veto-ja ruse. Ai pati thënë se politika ruse ndaj Kosovës është shumë komplekse dhe ka disa nivele të cilat Kosova duhet të kuptojë raportin me Rusinë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara është formuar me 24 tetor të vitit 1945, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve në mbarë botën.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...