Google ADS

“E papranueshme që luftëtarët e lirisë të ndalohen nga urdhër arrestet serbe”

12:30 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni gjatë një diskutimi në forumin Fol Hapur ka thënë se është e papranueshme vazhdimi i ndalimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj edhe më tutje në Francë.

Sipas tij është tërësisht e papranueshme që luftëtarët e lirisë ndalohen përmes fletarresteve serbe.

Sipas tij, Haradinaj ka dëshmuar disa herë pafajësinë në Hagë.

Hyseni tha se MPB-ja është duke u angazhuar për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, por janë duke i pritur kriteret e përcaktuara.

Në këtë diskutim Hyseni ka mohuar akuzat në media se kinse policia e Kosovës ka qenë e informuar dhe ka ndikuar në incidentin e armatosur që ka ndodhur në Kumanovë në vitin 2015 ku janë vrarë 10 persona, shumica nga ta nga Kosova.

Sipas tij, kjo është spekulim i pastër. Ministri i MPB-së ka folur edhe për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi që sipas tij duhet të zhbllokohet dhe kjo është përgjegjësi e deputetëve të pozitës dhe opozitës, ngase liberalizimi ndodhë vetëm nëse i hapet rrugë zgjidhjes kësaj vije kufitare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme