Manchester United raportohet se dëshiron të paguajë të gjitha të hollat që i takojnë Wayne Rooneyt deri në skadimin e kontratës për t’i lejuar atij transferimin falas nga klubi.
E ardhmja e 31-vjeçarit ka qenë subjekt i shumë spekulimeve gjatë muajve të fundit, pasi koha e tij në ‘Old Trafford’ duket se ka mbaruar derisa vazhdon të jetë shumë pak i pranishëm në fushë nën udhëheqjen e Jose Mourinhos këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Rooney ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet rreth të ardhmes së tij duke pretenduar se ka vendosur për të vazhduar qëndrimin në klub.
Por, bazuar në raportet nga mediat angleze, Manchester United do të përpiqet për të paguar të gjitha të hollat që i takojnë atij sipas kontratës, e cila skadon në vitin 2019, për të lënë të lirë sulmuesin anglez në merkaton e ardhshme të transferime.
Wayne Rooney fiton 250.000 funta në javë, shifër marramendëse që duket të mos jetë fare problem për gjigantin në Premierë Ligë./arbresh.info
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...