Avokati zhigolo: Më mirë të shesësh trupin se trurin

01:56 | 3 Mars 2017
Trina Galanxhi

Francesco Mangiacapra përdor trurin për të bërë profesionin e zhigolosë. Dikur avokat, ai thotë se është më mirë të shesësh trupin se sa trurin.

Avokatia nuk e lejonte të jetonte siç duhet dhe duke shkuar në shtrat me kolegët fitonte në një ditë, më shumë se sa merrte për një vit nëpër sallat e gjyqit, të cilat nga ana tjetër sipas tij, janë vende e para të prostitucionit, vetëm se monedha këmbyese këtu  nuk është paraja, por informacioni.

“Çdokush prej nesh, – thotë ai, – shet diçka nga vetja çdo ditë. Intelektualët shesin truri dhe truri është pjesë e trupit. Unë vetëm sa kam zgjedhur të shes një pjesë tjetër të tij”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme