Një strateg i brendshëm i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Administrata Trump po konsideron mundësinë e veprimeve të drejtpërdrejta ushtarake në Korenë e Veriut për t’i dhënë fund kërcënimit bërthamor të shtetit komunist.
Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare, McFarland mbajti një takim me zyrtarë të tjerë për të diskutuar reagimin amerikan ndaj një serie provokimesh nga lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, raporton prestigjiozi amerikan “Wall Street Journal”.
McFarland ka paraqitur të gjitha opsionet për të riparuar plotësisht politikën e jashtme amerikane ndaj Phenianit, duke përfshirë edhe idetë që vendi të njohë Korenë e Veriut si shtet bërthamor ose më e rëndësishmja, mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak.
Propozimet janë duke verifikuar mes strategëve para marrjes së një vendimi zyrtar nga presidenti Donald Trump.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë