Një shqiptar është paditur dhe është futur në burg për dhunë ekstreme.
Ngjarja ka ndodhur në 24 maj të vitit 2014, kur 32 vjeçari Fisnik Kuçi ka dashur të hyjë në një klub nate në Albignasego të Italisë, por ai nuk kishte kartë anëtarësimi.
Aktualisht, shqiptari mbahet në burgun e Venecias si bashku me tre bashkatdhetar të tjerë, të përfshirë në incident.
Sipas prokurorisë, cituar nga mediat italiane, pasi është përzënë nga klubi, shqiptari me shokët e tij ka kërcënuar me vrasje me anë të një thike të gjatë kuzhine sekretarin e klubit dhe më pas rojën e sigurisë.
Sekretari i klubit mbeti i vdekur më 29 korrik të vitit 2015 për shkak të një plumbi nga një rreshter policie. Pasi këtij akti, shqiptari i vuri thikën edhe administratorit të klubit privat.
Pavarësisht se u nxorën jashtë me vështirësi, shqiptari ka shkelmuar dhe shkatërruar derën e përparme dhe më pas ka goditur me gurë njerëzit e pranishëm aty.
Në fund, ka ndërhyrë policia dhe e arrestoi. I riu ndodhet në burg për shkak se është arrestuar për heroinë.
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...