Turizmi përreth hënës së shpejti nuk do të jetë me vetëm pjesë e imagjinatës. Kompania private amerikane Space X ka njoftuar se dy qytetarë kanë bërë pagesën që të nisin një udhëtim përreth hënës në vitin 2018.
Njoftimi erdhi nga themeluesi i kësaj kompanie, miliarderi Elon Musk, i cili bëri të ditur se dy turistët kanë bërë pagesën duke dorëzuar një depozite të majme.
“Kjo paraqet një mundësi për njerëzit për t’u kthyer në hapësirën e thellë për herë të parë në 45 vjet,” deklaroi Musk.
Dy turistët, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik do të udhëtojnë në bordin e anijes kozmike, ndërsa testet do të zhvillohen nga fundi i këtij viti.
Musk deklaroi se bashkëpunimi me agjencinë amerikane NASA e kishte bërë të mundur këtë plan. Themeluesi i Space X, që është një nga kompanitë që ka tërhequr më shumë vëmendjen vitet e fundit për punën e saj në zbulimin e hapësirës, theksoi se dy pasagjeret do të udhëtojnë më shpejt dhe më tej në sistemin diellor sesa ndonjë përpara tyre”.
Misioni nuk parashikon uljen në hënë kjo pasi NASA e ka këtë prioritet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dërguar astronautë në hënë që nga viti 1970.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...